Përditësimi 17 prill: 149 raste të reja dhe 3 viktima

exit.al 17 Prill 2021, 19:11

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën se janë infektuar 149 persona dhe kanë humbur jetën 3 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë kryer 2886 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 11 në Korçë, 10 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Lushnje, Sarandë, Skrapar, nga 3 raste në Gjirokastër, Poliçan, nga 2 raste në Kavajë, Mirditë, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Has, Tropojë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Dimal, Dibër, Malësi e Madhe, Kolonjë, Gramsh, Vorë, Maliq, Patos,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 542 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,142 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 174 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

2 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 62 - 87 vjeç.

Statistika (17 Prill 2021)

Raste të reja ditore 149

Të shëruar në 24 orë 542

Të shtruar në spitale 174

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 2886

Testime totale 605,208

Raste pozitive 129,456

Raste të shëruara 101,142

Raste Aktive 25,974

Humbje jete 2,340

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18790

Fier 2207

Durrës 1110

Gjirokastër 945

Shkodër 908

Korçë 714

Vlorë 486

Dibër 320

Kukës 285

Elbasan 179

Lezhë 15

Berat 15