Përditësimi 16 mars: 17 të vdekur dhe 475 raste të reja në 24 orët e fundit

exit.al 16 Mars 2021, 18:21

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 17 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar gjithashtu se janë kryer 3005 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 475 qytetarë.

Gjatë ditës së martë janë kryer 2666 vaksinime antiCovid, duke e cuar numrin e përgjithshëm në 30,031 vaksinime që përfshijnë personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, nga 4 raste në Kamëz, Sarandë, Bulqizë, nga 3 raste në Krujë, Devoll, Lushnje, Përmet, Gramsh, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, Kuçovë, Cerrik, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Dibër, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 749 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,810 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.

17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 54- 86 vjeç.

Statistika (16 Mars 2021)

Raste të reja ditore 475

Të shëruar në 24 orë 749

Të shtruar në spitale 445

Humbje jete në 24 orë 17

Testime ditore 3005

Testime totale 517,081

Raste pozitive 118,492

Raste të shëruara 81,810

Raste Aktive 34,605

Humbje jete 2077

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23202

Fier 2566

Durrës 1618

Vlorë 1554

Shkodër 1295

Gjirokastër 1223

Korçë 846

Lezhë 734

Elbasan 545

Berat 357

Dibër 350

Kukës 315

 

Shpërndaje te miqtë