Përditësimi, 16 Gusht: 6 persona humbin jetën nga Covid, 942 infektime të reja

exit.al 16 Shtator 2021, 17:47

Ministria e Shëndetësisë të enjten bëri me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë nga COVID-19 dhe  janë regjistruar 942 raste të reja infektimesh.

Vijon rritja e rasteve aktive dhe shtrimeve në spital, ku aktualisht janë 12 848 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 206 të shtruar në Spitalet Covid, prej të cilëve 34 raportohet të jenë në gjendje të rënduar.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 5401, pasuar nga Fieri me 1153, Shkodra me 1440 dhe Durrësi me 1147 infektime.

Ndërkohë, janë shëruar 832 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144 154 që nga fillimi i epidemisë.

Prej fillimit të pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 160 365 raste me Covid-19, prej të cilëve 2563 persona të infektuar kanë humbur jetën.

Statistika (16 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 942

Të shëruar në 24 orë 832

Të shtruar në spitale 204

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 5723

Testime totale 1,137,276

Raste pozitive 160,365

Raste të shëruara 144,954

Raste Aktive 12,848

Humbje jete 2,563

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5401

Shkodër 1440

Durrës 1147

Fier 1153

Vlorë 801

Lezhë 691

Elbasan 646

Berat 513

Korçë 286

Kukës 283

Gjirokastër 259

Dibër 228