Përditësimi 16 gusht: 2 viktima dhe 200 raste të reja me COVID-19

exit.al 16 Gusht 2021, 17:41

Dy qytetarë kanë ndërruar jetë nga COVID-19 dhe 200 raste infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Përhapja e variantit Delta në Shqipëri ka rritur ndjeshëm infektimet në vend javët e fundit.

Pjesa më e madhe e rasteve të reja janë shënuar në Shkodër, 45.

Aktualisht janë 2 981 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë.

Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.