Përditësimi 15 mars: 15 të vdekur dhe 543 raste të reja në 24 orë

exit.al 15 Mars 2021, 18:34

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 15 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar gjithashtu se janë kryer 3001 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 543 qytetarë.

Gjatë ditës së hënë janë kryer 2478 vaksinime antiCovid, duke e cuar numrin e përgjithshëm në 27,365 vaksinime që përfshijnë personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

188 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 37 në Durrës, 31 në Fier, 30 në Elbasan, 19 në Sarandë, 17 në Mirditë, 16 në Vlorë, 15 në Përmet, nga 13 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 12 raste në Lushnje, Finiq, 11 në Delvinë, 9 në Kamëz, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Pukë, Kuçovë, nga 5 raste në Korçë, Mallakastër, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Berat, Prrenjas, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Dibër, Patos, nga 1 rast në Gjirokastër, Ura Vajgurore.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,061 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 34- 82 vjeç.

Statistika (15 Mars 2021)

Raste të reja ditore 543

Të shëruar në 24 orë 578

Të shtruar në spitale 485

Humbje jete në 24 orë 15

Testime ditore 3001

Testime totale 514,076

Raste pozitive 118,017

Raste të shëruara 81,061

Raste Aktive 34,896

Humbje jete 2060

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23271

Fier 2586

Durrës 1635

Vlorë 1606

Shkodër 1318

Gjirokastër 1209

Korçë 910

Lezhë 749

Elbasan 570

Berat 395

Dibër 347

Kukës 300

 

Shpërndaje te miqtë