Përditësimi, 14 prill: 5 viktima dhe 207 raste të reja me Covid në vend

exit.al 14 Prill 2021, 18:23

Ministria e Shëndetësisë: testime, të shëruar, 207 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se 5 persona kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit.

Po ashtu, ajo ka bërë me dije se janë kryer 2698 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 207 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99 441 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

54 raste në Tiranë, 16 në Shkodër, 14 në Gjirokastër, 10 në Fier, 9 në Korçë, nga 8 raste në Vlorë, Berat, nga 7 raste në Durrës, Elbasan, Gramsh, 6 në Pogradec, nga 5 raste në Lezhë, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Librazhd, nga 3 raste në Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Vau i Dejës, Dibër, Vorë, Maliq, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Kolonjë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 59 - 87 vjeç.

 

Statistika (14 Prill 2021)

Raste të reja ditore 207

Të shëruar në 24 orë 538

Të shtruar në spitale 194

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2698

Testime totale 597,150

Raste pozitive 128,959

Raste të shëruara 99,441

Raste Aktive 27,187

Humbje jete 2,331

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19514

Fier 2295

Durrës 1160

Gjirokastër 1114

Shkodër 931

Korçë 718

Vlorë 533

Dibër 340

Kukës 294

Elbasan 204

Lezhë 44

Berat 40