Përditësimi 11 prill: 238 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid19

exit.al 11 Prill 2021, 18:30

238 raste të reja dhe 7 humbje jete u identifikuan në 24 orët e fundit me Covid19.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

68 raste në Tiranë,  19 në Korçë, 17 raste në Shkodër, Fier, 11 raste ne Vlorë, 7 raste në Lushnje, Berat, 6 raste në Durrës, Lezhë, Gjirokastër, Vau Dejës, Shijak, 5 raste  në Kurbin, Devoll, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Pogradec, Peqin, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Elbasan, Mallakastër, Malësi  e Madhe, 2 raste në Sarandë, Divajkë, Dibër, Kelcyrë, 1 rast në Krujë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Prrenjas, Rroskovec, Patos, Cërrik, Dropull.

Në 24 orët e fundit u shëruan 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.

Ndërsa 221 pacientë po trajtohen në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale. Prej tyre, 14 janë në terapi intensive, nga të 3 janë të intubuar.

Statistika (11 Prill 2021)

Raste të reja ditore        238

Të shëruar në 24 orë     517

Të shtruar në spitale      221

Humbje jete në 24 orë    7

Testime ditore                2684

Testime totale            589,607

Raste pozitive             128,393

Raste të shëruara        97,723

Raste Aktive                 28,353

Humbje jete                  2,317

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19959

Fier      2483

Durrës  1195

Gjirokastër  1202

Shkodër  1015

Korçë   738

Vlorë     646

Kukës    323

Dibër    347

Elbasan  255

Berat    88

Lezhë     102