Për herë të parë që prej vitit 1956, anulohet ceremonia e çmimeve Nobel

exit.al 22 Korrik 2020, 12:33

Fondacioni Nobel ka anuluar ceremoninë e përvitshme të ndarjes së çmimeve Nobel që mbahet çdo vit në dhjetor, për shkak të situatës së pandemisë Covid-19.

Në një njoftim zyrtar, fondacioni shkruan se do të gjejë një mënyrë për të ndarë çmimet dhe për të prezantuar botën me arritjet e secilit prej fituesve.

“Java e Nobelit nuk do të jetë ashtu si zakonisht për shkak të pandemisë aktuale. Ky është një vit shumë i veçantë kur të gjithë duhet të bëjnë sakrifica dhe të përshtatemi me rrethanat plotësisht të reja," tha Lars Heikensten, drejtori i fondacionit Nobel.

Kjo është hera e parë që prej vitit 1956 që ceremonia anulohet.

Në këtë vit, ceremonia është anuluar për të shmangur ftimin e ambasadorit të Bashkimit Sovjetik për shkak të shtypjes së Revolucionit Hungarez.

Shpërndaje te miqtë