“[…] të marrë masa për të testuar çdo qytetar që ka qenë i ekspozuar e në kontakt me të ndjerën [73-vjeçaren] si dhe me personat që kanë qenë në dhomën e saj apo në ambjentet ku ajo ka kaluar, apo dhomat e mjekëve”.
E sëmura 73-vjeçare u nda nga jeta të mërkurën, 11 mars, përpara se stafi mjekësor i Spitalit të Durrësit të mund ta transportonte drejt Spitalit Infektiv në Tiranë. Ajo vuante nga probleme me zemrën dhe mushkëritë dhe ishte nën mjekim prej vitesh. Koronavirusin mendohet ta ketë marrë pas një udhëtimi për mjekim në Itali. Në raportimin e sotëm, Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se të paktën 2 persona, që kanë qenë në dhomë me të moshuarën, kanë rezultuar të infektuar nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP theksoi dje dhe sot se ka kryer rreth 50 analiza të stafit mjekësor dhe asnjë rast nuk ka rezultuar i infektuar.PD, Task-Forca nuk teston sanitaret që i shërbyen viktimës së parë nga koronavirusi
Asnjë prej sanitareve që shërbyen për 3 ditë në dhomën ku humbi jetën 73-vjeçarja në Spitalin e Durrësit nuk i është bërë testi për koronavirus.
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e shprehu këtë shqetësim përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se janë 9 sanitare që nuk janë analizuar, për këtë kërkoi nga Task-Forca që:
Të sugjeruara
Si Big Brother: Vodafone bëhet instrument i sulmeve të Edi Ramës kundër medias
12 Mars 2020, 17:34Amnistia e pakërkuar fiskale, karremi i regjimit për paratë e pista
12 Mars 2020, 16:54Ministrja spanjolle, pozitive ndaj koronavirusit
12 Mars 2020, 16:19
