“Reagime të tilla të dënueshme janë të pritshme nga një organ si KLP, që është nën drejtimin e militantit të PS Gent Ibrahimi dhe me shumicën e anëtarëve të kontrolluar nga pushteti dhe të zgjedhur në mënyrë të paligjshme.
Prokurorët e SPAK kanë kaluar të njëjtin proces të vetingut, siç kanë kaluar me dhjetëra prokurorë e gjyqtarë të tjerë. Në thelb, kjo është një përpjekje e KLP-së për të mashtruar qytetarët me teknikalitete të panjohura për ta, në një kohë kur sondazhet tregojnë rënie të besimit të opinionit publik tek vetingu.”
PD thotë se KLP e kishte detyrim të informonte nëse Drejtues i SPAK, zoti Kraja, “ka qenë apo jo hetues në gjyqe politike gjatë regjimit komunist” dhe të informonte nëse “prokurori i SPAK zoti Dumani, ishte apo jo personi i paraqitur në foto nga mediat teksa shoqërohej me deputetin Manja përpara votimit për drejtues të SPAK”.“Drejtësia nuk mund të bëhet me sherbëtorë të rinj të partisë së vjetër në pushtet.
[…] PD kërkon që, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe eleminimit të çdo dyshimi për integritetin e SPAK, prokurorët, për të cilët publikisht është vënë në dyshim integriteti, pavarësia dhe paanshëria, duhet menjëherë të sqarojnë pozicionin e tyre dhe vlerësojnë seriozisht mundësinë për të hequr dorë nga përbërja e SPAK.
Mbi interesin personal dhe politik, në këtë moment, duhet të prevalojë, nevoja për të ruajtur të paprekur imazhin, integritetin dhe besimin tek SPAK.”
