PD reagon për KQZ, nuk pranoi t'i kërkoj informacion institucioneve

exit.al 12 Maj 2021, 17:29

Partia Demokratike akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KQZ se nuk ka pranuar t'i dërgoj institucioneve publike kërkesat e PD-së, për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Gjirokastër.

Partia Demokratike paraqiti sot në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve prova që faktojnë shkeljen e ligjit nga PS në atë masë sa zgjedhjet duhet të përsëriten në 9 qarqe.

KQZ pranoi provat e paraqitura nga PD, për verifikimin e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Gjirokastër.

Gjithashtu, KQZ pranoi të verifikoj nëse ka ndodhur votim i dyfishtë në Gjirokastër.

Ndërkohë, PD i kërkoi KQZ-së të marrë listëpagesën e KESH, për 4 muaj, si dhe tenderat, inspektimet, gjobat e kryera nga të gjitha institucionet e vendit.