PD: Qeveria nuk do t'ia dijë për njerëzit e zakonshëm

exit.al 7 Maj 2020, 17:48

Partia Demokratike ka akzuar qeverinë se nuk ka paguar 800 naftëtarët e Ballshit.

“Naftëtarët e Ballshit janë prova se kjo qeveri nuk do që t’ia dijë për njerëzit e zakonshëm, për biznesin e vogël në prag falimenti, për humbjen e mijëra vendeve të punës.

Nëse ndjehen mirë oligarkët, është mirë dhe qeveria. Nëse klientët e kryeministrit janë të kënaqur me pagesat, është i kënaqur edhe Edi Rama, pasi ata janë ortakë në ndarjen e pasurive të shqiptarëve dhe në vjedhjen e taksave tona”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Qeveria pavarësisht premtimit, nuk ka shpërndarë pagën e luftës, prej 40 mijë lek për asnjë nga naftëtarët, të cilët janë ngritur në protestë.