“Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve. Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve.
Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike!”
Reforma administrative e miratuar 6 vite më parë shkriu 309 komuna dhe 4 bashki duke e riformuluar hartën e njësive vendore në vetëm 61 bashki. Territoret e ish-komunave i kaluan në varësi bashkive. Qeveria e mbështeti reformën me zotimin se ajo ulte kostot administrative dhe u shërbente më mirë qytetarëve. Por opozita bojkotoi diskutimet dhe miratimin në parlament duke akuzuar se ajo nuk bëhej në funksion të qytetarëve por për ndarje territoriale politike që favorizonte mazhorancën. Shpërndaje te miqtë
