PD: Nuk do të ketë bashkëqeverisje me PS

exit.al 3 Mars 2021, 15:22

Partia Demokratike është shprehur, përmes një mesazhi të prerë në rrjetet sociale, se nuk do të ketë bashkëqeverisje mes PD dhe PS pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Faqja e PD në Twitter shkruan se opozita do t’i fitojë zgjedhjet dhe do të largojë qeverinë.

Komenti i plotë si vijon:

Le të jemi shumë të qartë për këtë: Ne do të fitojmë zgjedhjet me 25 prill dhe do ta largojmë këtë qeveri të keqe. Nuk do të ketë bashkëqeverisje ndërmjet PD dhe PS.✌️.”