Komisionerët socialistë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të vjedhjeve kanë rritur pjesëmarrjen me 8 përqind, që do të thotë se kanë mbushur kutitë, duke shtuar rreth 280 mijë vota në të gjithë vendin. Ata nuk kanë ruajtur dot as shifrën zyrtare të dhënë nga vetë Komisioni natën e 30 Qershorit.
Deklarata e Kasos erdhi pasi KQZ njoftoi zyrtarisht se numri i përgjithshëm i pjesëmarrjes në zgjedhjet e 30 qershorit kishte qenë 812,249 (22.97%). Kaso akuzoi se KQZ “nuk i shërben zgjedhjeve”, por “vjedhjes”. Ai vazhdoi më tej duke thënë se “KQZ nuk i hodhi online të dhënat e pjesëmarrjes që më 30 qershor, për të mos lënë gjurmë” dhe se “gjatë gjithë procesit të numërimit nuk u publikua asnjë tabelë me rezultatet e kutive” gjë që sipas demokratëve i bën shifrat e KQZ të kontestueshme. Sekretari i PD-ës e përfundoi daljen e tij për shtyp duke thënë se të dhënat e KQZ-ës dhe sjellja e saj “tregon se ky është një proces i manipuluar, i paligjshëm dhe antikushtetues” për të cilin Kaso këmbënguli se kushdo që është përfshirë në të “do të mbajnë përgjegjësi penale”. Shpërndaje te miqtëPD këmbëngul: KQZ manipuloi zgjedhjet, shtoi 280 mijë votues
Partia Demokratike vazhdon të këmbëngulë se 85% e shqiptarëve i bojkotuan zgjedhjet e 30 qershorit. Në një dalje për shtyp sekretari për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso theksoi se KQZ i rriti me 280 mijë vota të dhënat e pjesëmarrësve në votime duke mos përcjellë rezultatet e çdo kutie votimi.
Në daljen e tij për shtyp Kaso tha:
Të sugjeruara
Meta i drejton 10 pyetje Sorecas dhe i kujton qëndrimin e Wadephul
3 Korrik 2019, 12:42Klodian Zoto i incineratorëve kërcënon me padi $500 milionë një gazetë zimbabviane
20 Tetor 2020, 17:30Trendi i votave të pavlefshme: 30 qershori duhet t'i ketë mbi 16,000
3 Korrik 2019, 11:55
Shqipëria mes Brukselit dhe Portës së Lartë: Nga shteti i së drejtës te shteti i mikut
14 Nëntor 2026, 12:49
