PD i përgjigjet Ramës: Rama ka frikë nga qytetarët që duan ndryshimin

exit.al 1 Prill 2021, 13:37

Partia Demokratike ka reaguar sërish mbi akuzat e Kryeministrit Rama se takimet elektorale të kryetarit të PD-së Basha shërbejnë si vatra infektimi.

“Rama nuk ka frikë për koronavirusin. Ai ka frikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dështime të tij. Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë”, shkruan PD në një reagim në Twitter.

Rama e quajti organizimin e takimeve elektorale të PD-së me qytetarë, “të turpshme, një rrumpallë kriminale, pasi ato janë vatra infektimi”.

“Dy-tre javë do virusi që të zhvillohet dhe të kapi fytin. Unë uroj që asnjë prej tyre mos të përfundojë në spital e jo më të ndërroj jetë”, u shpreh Rama gjatë një takimi mefermerët në Rrogozhinë, më 1 prill.