PD i kërkon KQZ të ndalojë kandidatët me probleme me ligjin në BE, SHBA, Kanada e Australi

exit.al 10 Mars 2021, 18:22

Partia Demokratike (PD) i ka kërkuar zyrtarisht KQZ-së të përjashtojë nga kandidimi personat me probleme me vendet e BE-së, SHBA-ve, Kanadasë dhe Australisë. Në letrën e dërguar KQZ-së, nga Helga Vukaj, PD kërkoi përjashtimin nga kandidimi të personave:

Të dënuar me vendim jopërfundimtar ose me masë sigurie nga një gjykatë BE-së, SHBA-ve, Kanadasë, Australisë

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e një prej këtyre shteteve, për kryerjen apo tentativën e kryerjes së një prej veprave penale.

Të dëbuar nga një vend i BE-së, SHBA-ve, Kanadasë dhe Australisë.

Të ndalimit të hyrjes në një vend të BE-së, SHBA-ve, Kanadasë dhe Australisë.

PD thekson edhe kërkesat e njëpasnjëshme të përfaqësive diplomatike të vendeve partnere. Lulzim Basha, kryetar i PD-së denoncoi dje tre kandidatë për deputet në listat e PS-së në Durrës të lidhur me bandat kriminale. Ndërsa, Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka bërë thirrje për ndalim të kandidimit për personat që janë ndaluar të hyjnë në SHBA. Shpërndaje te miqtë