PD dhe LSI, Rama po shkatërron marrëveshjen e 5 qershorit

exit.al 22 Korrik 2020, 19:14

Opozita jashtëparlamentare ka akuzuar Kryeministrin Rama se po shkatërron marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me ndërmjetësimin e ambasadorëve të BE-së, ShBA-së dhe Mbretëris së Bashkuar.

“Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore shkatërron të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit”, njofton PD dhe LSI në një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Ata e akuzojnë Ramën se po ndryshon “elementë themelorë të garës elektorale” në mënyrë të njëanshme, pa përfshirë opozitën jashtëparlamentare, pa marrë mendimin e OSBE-së dhe Komisionit të Venecias.

Arsyeja pse Rama po i bënë këto ndryshime sipas PD-së është se ka frikë nga rotacioni politik.

Opozita e Bashkuar garantoi qytetarët se kostot e këtij vendimi do t’i paguaj Rama dhe jo shqiptarët dhe Shqipëria.

Shpërndaje te miqtë