PD denoncon mungesën e ndihmës së qeverisë për banesat e dëmtuara nga tërmeti, në Shijak

exit.al 18 Shtator 2020, 10:10

Përfaqësuesi i PD-së Dorian Teliti diskutoi të premten (18 shtator), me përfaqësues të familjes Kokomani, në Shijak, banesa e të cilëve është dëmtuar nga tërmeti.

Sali Kokomani gjatë bisedës me Telitit tha se shteti po bënë përzgjedhje selektive, pa kritere të drejta, për rindërtimin dhe riparimin e banesave të prekura.

Ai tregoi se në zonën e tij kanë marrë para për riparimin e banesës familje të prekura shumë më pak se sa ai, nga tërmeti. Kokomani gjithashtu, i kërkoi qeverisë të paktën 2 milionë lekë për të riparuar banesën.