PD, Bardhi apel për vazhdimin e numërimit korrekt

exit.al 25 Prill 2021, 22:57

Drejtuesi politik i PD-së në Elbasan Gazmend Bardhi falenderoi votuesit e Elbasanit. Ai i bëri thirrje të vazhdojë procesi i numërimit i qetë dhe korrekt, në një dalje për median.

“Unë nuk komentoj deklaratat e humbësve. Unë jam këtu për t’i dhënë një mesazh të qartë falënderimi çdo qytetari të Elbasani dhe të gjithë bashkive të këtij qarku”, e komentoi Bardhi deklaratën e Ballës për fitoren e mandatit të 8-të të PS-së, në qark.

Në Elbasan ndodhi ngjarja e rëndë ku pas përplasjes mes PD dhe PS, u vra një person dhe u plagosën 4 të tjerë.