“Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën. Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga burgu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me krimin e organizuar.”
Sipas PD-së, reagimet e Ministrisë së Drejtësisë duke shkarkuar zyrtarët e burgut janë shfaqje teatrale:“Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit.
Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos?”
Zoti Bardhi paralajmëroi se edhe lirimi i një tjetër krimineli, Arben Grorit, po bëhet gati. Arben Grori është dënuar për vrasje me paramendim dhe trafik droge dhe po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.
