“Janë 27 shkolla në Durrës që praktikisht kanë mbetur pa proces mësimor.
Fëmijët e Durrësit, 13 mijë prej tyre, janë në kushtet që duhet të sistemohen me distancim fizik, me dezinfektim dhe me çdo masë tjetër që do të duhej të merrej teorikisht shkolla shqiptare, janë të detyruar të futen të gjithë në ato shkolla gjysëm të shembura që ende kanë mbetur.”
Sipas opozitës, plani që ministria ka bërë publik me protokollet për vitin e ri shkollor, janë praktikisht të parealizueshëm edhe në kushte normale, edhe sikur këto 27 shkolla të kishin qenë ende në këmbë dhe të rikonstruktuara tashmë. Shpërndaje te miqtë
