Pas 5 ditësh rritje, ulet numri i të infektuarve të rinj me Covid-19

exit.al 27 Mars 2020, 13:23

12 persona të infektuar me koronavirus u zbuluan në 24 orët e fundit, ose rreth 60 për qind më pak se të enjten, kur ISHP njoftoi 28 të infektuar të rinj. E premtja, 27 mars, është dita e parë që prej 22 marsit kur numri i të infektuarve të rinj është më i ulët se në ditën paraardhëse. [caption id="attachment_77117" align="alignnone" width="952"] Grafiku marrë nga Open Data Albania[/caption] Mes të infektuarve të rinj, 5 persona janë në Tiranë, duke çuar numrin e të prekurve në qytet në 107, ose sa 57 për qind e të prekurve në total. Ndërsa personat e tjerë me Covid-19 zbuluar 24 orët e fundit janë:

-2 persona në Pukë; -1 person në Korçë; -2 persona në Fieri; -1 person në Durrës, -1 person në Shkodër.

Deri tani në 16 nga 61 bashki ka pacientë të prekur me koronavirus.