Pantallona dhe Kushtetutë—dhurata e Krishtlindjes nga studentët për Kryeministrin

exit.al 25 Dhjetor 2018, 20:39

Për Krishtlindje studentët që protestojnë kundër politikave arsimore të qeverisë, i kanë bërë Kryeministrit Rama dy dhurata simbolike: Kushtetutën e Shqipërisë dhe një palë pantallona. Domethënia e veprimit të studentëve është e qartë: ata kërkojnë shtet të së drejtës dhe qeverisje serioze. Teksa i lanë dhuratat para hyrjes së zyrës së Kryeministrit, një nga studentët pohoi:

“I kemi bërë dhuratë në palë pantallona që të paktën një herë në këto vite të bëhet serioz, të bëhet kryeministër. Dhe ç’është më kryesorja të lexojë Kushtetutën.”

https://youtu.be/eQH2g_qsrTc “Do të donim t’i blinim edhe atlete,” u shpreh një tjetër “por nuk kishim para,”—duke konstrastuar kështu gjendjen e tyre të mjeruar me luksin kryeministror. Ndërsa protesta studentore po kthehet gradualisht në një lëvizje për mirëqeverisje dhe shtet të së drejtës, studentët për ditë e më shumë po shënjestrojnë mënyrën amatoreske dhe të papërgjegjshme me të cilën Kryeministri Rama drejton qeverinë. Mbi të gjitha ata po diskteditojnë propagandën e qeverisë, e cila e kishte veshur Zotin Rama me mantelin e një udhëheqësi modern e të veçantë, duke e portretizuar atë, në të vërtetë, si njeri qesharak dhe të padenjë për kryeministër.

Veprimi i sotëm i studentëve protestues është një tjetër rast kur ata shkëlqejnë dhe e mundin Kryeministrin me të vetmin mjet me të cilin ai qeveris: propagandën. Ndërsa Kryeministri është kujdesur shpesh të veshë në aktivitete publike brekushe dhe atlete, për t’u dukur i veçantë dhe interesant, studentët e paimpresionuar i kanë treguar se brekushet janë banalitet e jo modernitet.

Shpërndaje te miqtë