Paloka thirrje Ramës: 150 milionë euro të oligarkëve, jepja familjeve të dëmtuara

exit.al 9 Dhjetor 2019, 19:06

Pas plotësimit të dy prej kërkesave të PD-së, nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i kërkoi kryeministrit Rama të plotësojë dhe kërkesën e tretë: të kalojë 150 milionë euro nga oligarkët tek qytetarët e dëmtuar nga tërmeti. Në një postim në Facebook, Zoti Paloka shkruan:

“Nga tre pikat që rekomandoi Basha ka mbetur vetëm e treta: 150 milionë eurot që ke parashikuar në buxhet për 10 oligarkë, kaloi për t’ju rikthyer jetën normale qindra mijëra familjeve të dëmtuara e traumatizuara.

Një mbledhje “parlamenti” e ke, ju a heq oligarkëve dhe ja kalon shqiptarëve që kanë mbetur rrugëve në mes të dimrit.”