Shqipëria të krijojë një Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që ajo të gjykojë mosmarrëveshjet që do të lindnin në sferën politike.
Gjithashtu ai shprehu edhe mbështetjen e SHBA-ve për opozitën, duke thënë se SHBA-të i kuptojnë “dëshirat e opozitës për të parë zbatimin e reformave dhe e mbështesim qëllimin e reformave”. Ai e bëri të qartë se SHBA-të punojnë me qeveritë që dalin nga zgjedhjet demokratike. Dhe sqaroi se SHBA-të gjithmonë kanë pasur një marrëdhënie të mirë dhe të ngushtë me qeveritë shqiptare.Ne punojmë me qeveritë që dalin përmes zgjedhjeve demokratike.
Ne kemi një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë aktuale të Shqipërisë ashtu siç kemi pasur një partneritet të mirë e të ngushtë me qeverinë e mëparshme.
Gjithashtu Palmer foli për Kosovën, ku theksoi:- Pas zgjedhjeve presim qeveri pro-dialogut e gatshme të pezullojë tarifat kufitare dhe të angazhohet me Serbinë për të arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
- Janë vetë palët që duhet t’i udhëheqin këto përpjekje.
- Të pezullojë fushatën e bllokimit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës.
- Inkurajojmë Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, që t’i japin përparësi sigurisë së rrjeteve të tyre të komunikimit më shumë se sa paketave financiare që u ofrohen.
- I ka kaluar shumë herë kriteret, kemi shpresa që do të fillojë negociatat për anëtarësim pas mbledhjes së Këshillit Evropian më 16 tetor.
- Të vazhdojë ndjekjen e axhendës së reformave duke zbatuar ligjin e ri për prokurorinë speciale.
- Nëse gjërat shkojnë mirë e shohim të bëhet anëtare e 30 e NATO-s që në dhjetor.
