Palmer: Përdorimi i vaksinave ruse e kineze zgjedhje e vendit, SHBA-të nuk ndërhyjnë

exit.al 7 Prill 2021, 09:06

Zëvendës ndihmësi amerikan i Shtetit, Matthew Palmer deklaroi se marrja e vaksinave ruse e kineze është zgjedhje e Shqipërisë.

Ai tha se SHBA-të nuk ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit.

"Zgjedhja e vaksinës i takon Shqipërisë. Ne s’ndërhyjmë në politikën e brendshme të vendeve’’

Palmer tha se Shqipëria po përpiqet të vaksinojë popullin e saj, duke zhvilluar procesin e vaksinimit pavarësisht nga vijnë vaksinat.

Në vend ka 4 lloj vaksinash;Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe SputnikV, të cilat po përdoren për vaksinimin e qytetarëve.