Palmer flet mbi takimet me Ramën, Bashën dhe Metën

exit.al 6 Prill 2021, 19:09

Zv/ndihmës Sekretari Amerikan për Shtetit, Matthew Palmer foli për gazetarët pas takimit më kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta.

Ai i cilësoi si takime të mira.

“Pata bisedime të mira me Presidentin e Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi”, tha ai.

Ai tha se  zgjedhjet duhet të jenë sipas standardeve demokratike. “Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin”, tha ai.

Palmer tha se SHBA është e përkushtuar të jetë partner i fortë për Shqipërinë.

“SHBA kërkon që zgjedhjet e 25 prillit të kapin standardet më të larta të zgjedhjeve dhe të adresohen problematikat kryesore të zgjedhjeve”, deklaroi Palmer.