"Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të forta, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar të ketë lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërisht drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”.
Reforma Zgjedhore mbetet ende në diskutim. Në Kuvend mazhoranca ka propozuar disa pika, njëra prej së cilave ishte administrimi i zgjedhjeve nga administrata publike. Një ide e tillë është hedhur poshtë nga opozita, e cila e konsideron administratën tejet të politizuar dhe "të pabesueshme për zgjedhjet". Në tërësi palët janë të ndara. Opozita, e ndodhur jashtë parlamentit, kërkon fillimisht arrestimin dhe dënimin e personave përgjegjës për vjedhjen e zgjedhjeve të viteve 2016 dhe 2017 në Dibër dhe Durrës, e më pas nisjen e dialogut, por me një komision tjetër parlamentar.Palmer: Dialog për reformën, zgjedhjet me rëndësi të jenë të lira
I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin ka bërë thirrje që mazhoranca dhe opozita të arrijnë marrëveshje për reformën zgjedhore. Sipas zotit Matthew Palmer "është e rëndësishme që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin në mënyrë të lirë dhe demokratike".
I pranishëm në forumin ekonomik të Davosit në Zvicër, përfaqësuesi i SHBA-ve ka folur për krizën politike në Shqipëri. Zoti Palmer tha:
Të sugjeruara
Mungojnë avokatët, shtyhet sërish gjyqi për trafikun e 613 kilogramëve kokainë
8 Nëntor 2019, 14:36Vetingu në polici, shkarkohet zyrtari i parë
8 Nëntor 2019, 18:23Serbia sistem raketor rus, pavarësisht paralajmërimit nga SHBA
8 Nëntor 2019, 13:29
Beteja për Busullën Morale: Kur devijimi bëhet rregull
24 Korrik 2026, 12:09
