OSSHE përgënjeshtron qytetarin për faturën 7 milionë lekë

exit.al 22 Mars 2021, 12:42

OSSHE ka hedhur poshtë deklaratën e një familje në Kamëz për një faturë 7 milionë lekë për 19 muaj, për 3 llamba dhe një televizor.

Institucioni sqaron se abonenti ka detyrim të papaguar ndaj OSSHE-së” rreth 90 mije lekë, për të cilat ka lidhur aktmarrëveshje dhe i paguan me këste”.

Pensionisti Sevxhemali Beluli në një takim me drejtuesin politik për Kamzën, Flamur Noka tregoi  se për një shtëpi modeste, me 3 llamba dhe 1 televizor, fatura e emergjisë i ka ardhur 7 milionë lekë për 19 muaj.

Ai i tregoi Nokës se i është ankuar edhe Kryeministrit por deri më tani vetëm “heshtje”.