Opozita thirrje qeverisë të miratojë Reformën Zgjedhore

exit.al 1 Korrik 2020, 16:55

Opozita e Bashkuar i kërkoi qeverisë të miratojë sa më shpejt në parlament draft-marrëveshjen e rënë dakort në 5 qershor. Në një deklaratë publike opozita shprehet:

"Sot është përmbyllur kodifikimi me konsensus i Dakordësisë së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, duke shënuar një kontribut real të opozitës për plotësimin e 1 nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Opozita e Bashkuar kërkon miratimin pa vonesa të draftit të depozituar zyrtarisht në Kuvend, sipas Marrëveshjes Politike të 14 Janarit."

Ajo i bën thirrje qeverisë "t’i përmbahet angazhimit për miratimin e Reformës Zgjedhore pa asnjë ndryshim, duke hequr dorë nga manovrat apo provokimet, që do të minonin konsensusin e arritur midis forcave politike." Shpërndaje te miqtë