Opozita do të kthehet në Parlament

exit.al 18 Dhjetor 2018, 13:06

Partia Demokratike do të marrë pjesë në dy seancat e fundit të Kuvendit. Vendimi u bë i ditur nga Kryetari i opozitës Lulzim Basha, pas takimit me kryetarët e partive aleate.

Me këtë vendim opozita vendos të kthehet në Kuvend pas 5 muajsh bojkot.

Kuvendi do të zhvillojë këtë javë dy seanca: ditën e enjte, do të diskutojë për Buxhetin e vitin 2019 dhe për kandidaturën e Vitore Tushës në krye të KLSH-së. Ndërsa, ditën e premte do të diskutojë propozimin e opozitës për vetingun në politikë.

Shpërndaje te miqtë