OFL kërkon deklarimin e pasurisë për vëllezërit që grabitën Rinasin

exit.al 26 Gusht 2020, 13:52

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar, të mërkurën, deklarimin e pasurisë për të arrestuarit për grabitjen e Rinasit, vëllezërit Eldi dhe Klement Çala.

Ata janë akuzuar për vjedhjen e 6,6 milionë eurove, në dy grabitje, në rrugën e Rinasit në 2017-ën dhe në pistën e aeroporit të Rinasit në 2019-ën.

Po ashtu, OFL ka kërkuar deklarimin e pasurisë dhe për

  • Përparim Bermuçën, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike,
  • Durim Bermuçën, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike,
  • Luan Kokomanin, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike,
  • Arian Plakun, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Shpërndaje te miqtë