OFL i kërkon deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve

exit.al 6 Korrik 2020, 11:54

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar të hënë deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve.

Ata janë:

  • Marenglen Halka – i dënuar për ‘trafik të lëndëve narkotike’ dhe pjesëmarrje në ‘grup të strukturar kriminal’.
  • Leonard Hyka – i dënuar për ‘trafik të lëndëve narkotike’ dhe ‘shfrytëzim prostitucioni’.
  • Redon Koni - i dënuar për ‘trafik të lëndëve narkotike’.
  • Aldo Gorreja – dënuar në Itali për ‘vjedhje me arme’. Ai është arrestuar në shkurt 2017.

Katër të dënuarit kanë 48 orë kohë për të plotësuar formularin për deklarimin e pasurisë.

Shpërndaje te miqtë