OFL i kërkon 3 të dënuarve për trafik droge deklarimin e pasurisë

exit.al 10 Korrik 2020, 12:07

Operacioni Forca e Ligjit ka kërkuar deklarimin e pasurisë për tre të dënuar për trafik të lëndeve narkotike. Ata janë:

A.A., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

Sh. A., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

M.D., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”.

Formularët e pasurisë do të dorëzohen pranë OFL-së brenda 48 orëve dhe më pas do të hetohen nga SPAK.