OBSH: Nuk ka asnjë garanci se do të kemi një vaksinë anti-Covid

exit.al 29 Qershor 2020, 08:38

Pavarësisht kërkimeve shkencore, nuk ka asnjë garanci se shkencëtarët do të mund të zbulojnë vaksinën kundër Covid-19. Këtë deklaratë e bëri kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një takimi virtual me Komitetin për Shëndetësi të Parlamentit Evropian. Ai u shpreh:

“Është shumë e vështirë të thuhet me siguri se do të kemi vaksinë. Kurrë nuk kemi pasur vaksinë për koronavirus. Kjo, kur të zbulohet, me shpresën se do të zbulohet, do të jetë e para.”

Aktualisht më shumë se 100 vaksina po studiohen dhe provohen nga shkencëtarët dhe mjekët në gjithë botën. Shpërndaje te miqtë