Një viktimë dhe 28 të infektuar të rinj në 24 orë, shkon në 174 totali

exit.al 26 Mars 2020, 11:16

28 persona të rinj u me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 174 të infektuar.

Një 71-vjeçare nga Tirana, e infektuar me koronavirus, vdiq mbrëmjen e së mërkurës në Spitalin Infektiv, duke e çuar në 6 numrin e viktimave në vend. Ajo vuante nga hipertensioni.

Mes të infektuarve janë dhe 4 fëmijë, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Në informimin e përditshëm, të enjten paradite, Eugena Tomini njoftoi se harta e personave të prekurve është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Tropojë me dy persona të prekur.

Në 24 orët e fundit janë testuar 103 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1144 persona, ku:

– 174 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 17 janë shëruar,

– 6 kanë vdekur,

– 73 persona janë të shtruar në spital,

– 3 prej tyre janë në terapi intensive, 2 prej të cilëve janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Përhapja e koronavirusit deri më 25 mars është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 102 persona; dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë;

— Në Durrës: 10 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier:  18 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Lushnje: 4 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan:  5 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Korçë: 11 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 3 person;

— Në Lezhë: 4 person;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person.

— Në Krujë: 1 person.

— Në Tropojë: 2 persona.

Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.