Në mars 2019, gazetares britanike Alice Elizabeth Taylor iu mohua leja e qëndrimit në Shqipëri, pasi komentoi në median e huaj korrupsionin dhe veprimet abuzive të qeverisë shqiptare.
Më 30 gusht 2018, u qëllua me armë kallashnikov në drejtim të shtëpisë së prindërve të gazetares investigative Klodiana Lala. Deri më tani nuk dihen se kush janë autorët e ngjarjes. Por në një postim në Facebook gazetarja Lala u shpreh se sulmi është i lidhur me punën e saj si gazetare.
Më 3 shtator 2018, Julian Shota, korespondenti i Report TV u kërcënua me armë në kokë dhe nuk u lejua të raportonte mbi shpërthimin e ndodhur në një bar-kafe në Laç, nga vetë pronari i lokalit. Policia ka shoqëruar në komisariat pronarin e lokalit, por e ka lënë të lirë më pas.
Më 26 maj, Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” Blendi Kasmi u godit nga policia gjatë protestës së opozitës.
Në maj 2017, gazetari i emisionit investigativ Genci Angjellari u sulmua fizikisht nga administratorja e kompanisë “Euroteam”, teksa gazetari po bënte një kronikë për ndotjen mjedisore që kompania shkaktonte në fshatin Stërmas të Tiranës.
Në maj 2016, gazetari i Telesport Eduard Ilnica u godit nga një grup prej 6-7 personash. Nga agresorët e shumtë, gazetari Ilnica njohu vetëm presidentin e Kastriotit, Alban Vogli.
Organizata “Reporterët pa Kufij” (RSF) dhe Këshilli i Evropës i ka denoncuar vazhdimisht këto sulme, por qeveria shqiptare në asnjë prej rasteve nuk ka vepruar në mbrojtje të gazetarëve. Shpërndaje te miqtë
