Një tjetër ditë e rëndë në Spanjë, 832 të vdekur në 24 orë

exit.al 28 Mars 2020, 19:00

Spanja ka raportuar 832 vdekje nga Koronavirusi brenda 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5,690 vdekje.

Spanja është vendi i dytë në botë për numrin e vdekjeve, pas Italisë, dhe vendi i katërt me numrin më të lartë të të infektuarve.

Ministria spanjolle e Shëndetësisë raportoi 8, 189 raste të reja infektimi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 72, 248.

Në Spanjë janë mbyllur të gjitha bizneset e panevojshme dhe njerëzit mund të dalin nga shtëpia vetëm për të bërë pazar.