Një i arrestuar dhe 3 emigrantë të paligjshëm kapen nga Policia

exit.al 23 Shtator 2021, 14:30

Policia arrestoi një 24-vjeçar nga Durrësi për transport të 3 emigrantëve të paligjshëm, të enjten, në Korçë.

Emigrantët kishin paguar 200 euro për secilin me premtim kalimin e kufirit të Shqipërisë drejt vendeve të BE-së.

Shqipëria është kthyer në rrugë kalimi për emigrantët e paligjshëm të vendeve të treta, të cilët strehohen në Greqi.