Një dasëm dhe një ceremoni mortore shkak për infektimin e 13 personave

exit.al 9 Gusht 2020, 18:19

Të dielën u shënuan 13 raste të reja me Covid-19, në Patos, Fier dhe Roskovec. Të 13 personat u infektuan në një dasëm dhe në një ceremoni mortore.

9 personat e infektuar përkatësisht 8 në Patos dhe 1 në Fier u infektuan në një dasëm në fshatin Zharrës.

Ndërsa 4 persona në Fier u infektuan pasi morrën pjesë në një ceremoni mortore.

Ndërkohë, në vend janë ndaluar dasmat dhe ceremonitë mortore.