Nisma Thurje kallëzim në SPAK për konçesionin e inceneratorit të Fierit

exit.al 24 Qershor 2020, 13:15

Nisma thurje kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme konçesionin e inceneratorit të Fierit.

Në një deklaratë për shtyp, Pano Soko i bëri thirrje SPAK të nisë hetimin për këtë çështje si dhe akuzon qeverinë si të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë ku do ndërtohet inceneratori i Fierit.

Biznesmeni i inceneratorëve Klodian Mërtiri, i njohur gjithashtu edhe si Mirel Mërtiri u shpall në kërkim në Zimbabve për korrupsion me një tender të mjeteve mjekësore për Covid-19, me vlerë 60 milionë euro. Për këtë skandal u arrestua më 19 qershor Ministri i Shëndetësisë i Zimbabve.

Mërtiri i paraqitur në Zimbabve me emrin fallso Ilir Dedja, përmes një kompanie Drax International, të regjistruar në Zvicër para dy muajsh, dhe me përfaqësues biznesmenin afrikan Delish Nguëaya, i ka shitur qeverisë mjete mjekësore, maska dhe veshje 10 herë më shtrenjtë se tregu.

Televizioni Ora News lajmëroi, mesditën e të hënës, se personi me emrin Ilir Dedja, i përfshirë në skandalin e tenderit 60 milionë euro në Zimbabve, nuk ka të njëjtat gjeneralitete me biznesmenin e inceneratorëve Klodian Mërtiri.

Shpërndaje te miqtë