Nis vaksinimi i punonjësve të policisë

exit.al 3 Prill 2021, 09:47

Sot, e shtunë do të nisë vaksinimi i punonjësve të policisë. Sipas mediave do të vaksinohen 500 efektivë policie këtë të shtunë në ambientet e stadiumit Air Albania.

Sot pritet të vaksinohen  kryesisht efektivë të Forcave të Rendit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Prej të premtes nisi vaksinimi të gjithë gazetarët e terrenit kundër Covid-19. Deri më tani në vend janë vaksinuar 155 mijë persona kundër Covid19 në vend, ndër të cilët përfshihen stafet mjekësore, mësuesit e pedagogët dhe të moshuarit.