“Organizatorët e protestës së mbrëmjes të sotme duhet të mbajnë përgjegjësinë politike për dhunën kriminale të ushtruar nga disa prej ndjekësit e tyre. Mendimet tona shkojnë me familjet e të plagosurve. OSBE-ja do të vijojë të nxisë opozitarizmin efikas dhe dialogun në Shqipëri. Por ne i dënojmë plotësisht ata që përpiqen të përdorin dhunën si një rrugë të shkurtër politike; ata do të dështojnë.”
Protestuesit e akuzuan ambasadorin se është kthyer në mbështetes të Kryeministrit Rama. Ata, në një akt të papranueshëm shkruajtën me bojë në hyrjen e pallatit parrullës “Borchardt shame on you” (“Borshard, turp të kesh”). Por, sipas nenit 30 të konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, nënshkruese e së cilës është dhe Shqipëria, shteti pranues "ka për detyrë të marrë të gjitha masat […] që të ndalojë dëmtimin e ambienteve private, prishjen e qetësisë së misionit ose cenimin e dinjitetit të tij". Protestuestit, duke protestuar tek shtëpia e ambasadorit dhe duke shkruar mbi muret e pallatit zbuluan edhe se shteti ka dështuar në ofrimin e sigurisë fizike të banesës ambasadorit e OSBE-së, detyrim i cili rrjedh nga Konveta e Vjenës. Kryeministri dhe ministri i Jashtëm Rama, përgjegjës për zbatimin e konventës, nuk ka plotësuar detyrimet që lindin nga konventa. Masat e parashikuara në konventë, nëse do të ishin përmbushur nga insititucionet shtetërore, do ta kishin parandaluar ngjarjen e 11 majit. Por në vend të zbatimit të detyrimeve dhe zbulimit të personave përgjegjës, Zëvendësministri i Jashtëm Cakaj e shfrytëzoi situatën për të fituar pikë politike dhe për të bërë propagandë. Në një deklaratë për shtyp, Zoti Cakaj u shpreh se:"Mjaft është mjaft! Sulmi i mbrëmshëm ndaj shtëpisë të Ambasadorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, pas deklaratës publike të OSBE kundër dhunës kriminale në protestën e djeshme, përbën një tjetër akt të papranueshëm kriminal [...] .”
Madje, në rast se siç deklaroi Kryeministri Rama se kjo ngjarje përbën kërcënim për ambasadorin dhe familjen e tij, atëherë institucionet duhet të arrestojnë sa më parë autorët. Shpërndaje te miqtë
