Në Kosovë trajtohen në spital 270 të infektuar me Covid-19, 55 me oksigjen

exit.al 10 Korrik 2020, 20:43

270 qytetarë të Kosovës po trajtohen në klinikat e Qendrës Universitare të Kosovës dhe shtatë spitalet e përgjithshme në vend, njoftoi Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Në klinikat e QKUK-së ka 55 qytetarë që po trajtohen me oksigjen dhe dy të tjerë janë në mjekim intensiv në gjendje të rënduar.

Shpërndaje te miqtë