“Vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona nga të cilët 22 në Spitalin e Traumës, 4 në Spitalin e Durrësit dhe 3 të tjerë të transferuar jashtë vendit për kurim. Numri i qytetarëve të strehuar në struktura hoteliere në Durrës, Shëngjin dhe Kavajë ka arritur në 2,633.”
Në deklaratën për shtyp nuk thuhet se sa është numri total i të shpërngulurve. Numri i personave të sistemuar nëpër çadra. Ndërkohë pas vlerësimeve të ekspertëve dhe vendimeve të Këshilleve Bashkiake, thuhet se 17 ndërtesa janë prishur në qarkun e Durrësit, pasi nuk ofronin siguri:“Deri më sot, në qarkun Durrës janë prishur 12 banesa të shkatërruara dhe 5 të tilla në bashkinë Krujë.”
Qindra ndërtesa janë dëmtuar prej tërmetit të 26 nëntorit në qarkun e Durrësit dhe Tiranës. Autoritetet kanë ngritur një grup ekspertësh të vlerësimit të banesave “të përbërë nga 70 ekspertë inxhinierë vendas dhe të huaj, të organizuar në 11 grupe” të cilët kanë vlerësuar 400 ndërtesa.
