- Në vitin 2014, Spitali Amerikan fitoi tenderin me vlerë rreth 340 mijë euro për kontrollin shëndetësor të punonjësve.
- Në vitin 2015, Spitali Amerikan fitoi tenderin me vlerë rreth 440 mijë euro për kontrollin shëndetësor të punonjësve. Në këtë garë mori pjesë dhe kompania Montal, por ajo u skualifikua. Oferta e bërë nga Spitali Amerikan ishte sa 100 për qind e fondit limit.
- Në vitin 2016, 2017, 2018 dhe 2019 Spitali Amerikan ka fituar 4 tendera me vlerë të njëjtë prej 340 mijë eurosh secili, duke garuar e vetme në garë dhe duke bërë ofertë sa 100 për qind e fondit limit.
Albcontrol sha është kompani në pronësi të qeverisë shqiptare, përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, e cila menaxhon hapësirën ajrore të Shqipërisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të fluturimit.
Shpërndaje te miqtë
