Ndalohet 18 orë nga 24 orë dalja në qytet e këmbësorëve

exit.al 18 Mars 2020, 16:09

Qeveria ndalon për 18 orë daljen e këmbësorëve në rrugë. Nga nesër lejohet të dalësh nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe 16:00 deri në 18:00. Njoftimin e bëri Kryeministri Rama sot në Facebook.

Gjithashtu ai njoftoi se ndalohet të dalësh për krahu me një person tjetër.

Kush nuk i zbaton këto rregulla do të gjobutet me 10 mijë lek. Nëse rregullat i shkelin ata që marrin ndihmë sociale, ajo do ti pritet.

Kryemnistri tha se këto masa po merren për ndalim e përhapjes së virusit.