Ndahet nga jeta Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula

exit.al 21 Shkurt 2021, 13:46

Dekani i Fakutletit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula është ndarë nga jeta.

Mediat raportojnë se Sula humbi jetën nga një hemorragji cerebrale në moshën 53-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar edhe nga miq të dekanit të cilët kanë shprehur mesazhe pikëllimi në rrjete sociale.

Artur Sula ishte pedagog në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja prej vitit 1991, i specializuar kryesisht në gjuhën italiane.

Ai kishte titullin profesor i asociuar dhe prej vitit 2016 ishte dekan i fakultetit në të cilin punoi për 30 vite.

Shpërndaje te miqtë