Moti i Keq, dëme në të 5 qytetet kryesore

exit.al 26 Shtator 2020, 08:40

Rreshtje e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar përmbytjen dhe dëmtime në Tiranë, Gjirokastër, Shkodër, dhe Durrës.

Në Tiranë gjatë natës së 26 shtatorit, si pasojë e rreshjeve të shiut ranë disa pemë dhe u përmbytën disa rrugë, kryesisht në qendër të qytetit. Situate u normalizua në orët e para të mëngjesit.

Në shkodër u rrëzuan disa pemë, të cilat dëmtuan një makinë dhe bllokuan qarkullimin në disa rrugë.

Në Portin e Durrësit dy tragetet e linjës Durrës - Bari u nisën me vonesë si shkak i rreshjeve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile lajmëroi 5 prefektura si Shkodra, Lezha, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra, të marrin masa për përballim e rreshjeve të shiut.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi se si pasojë e erave te forta me drejtim jug në daten 25 shtator 2020 deri më 26 shtator 2020 moti do të përkeqësohet, në zonën bregdetare të adriatikut dhe jonit.